Murtezai: SHBA ka interes për mineralet e Ukrainës, pasi është në luftë tregtare me Kinën
Valon Murtezai, profesor diplomacie në një intervistë në Ora Neës u shpreh se SHBA ka interes për mineralet e rralla të Ukrainës pasi është në një luftë tregtare me Kinën.
Murtezai: Është mirë që Zelensky do takohet me Trumpin në Uashington tani së shpejti.
Ky takim po ndodh pas një seri takimesh të tjera, këtu kam ndërmend takimin me Macron, pastaj vizita e kryeministrit britanik që do të ndodhë, etj.
Marrëveshja për mineralet e rralla siç po diskutohet në këto javët e fundit sado që ende nuk ka shumë detaje, dhe është nëj lloj marrëveshje një dokument i gjallë që do të ndryshojë në kohët që vjen, ndoshta është mënyra e vetme për të ecur përpara në kuptimin e asaj që SHBA të mund të jenë pjesë përkrahëse e Ukrainës.
Në një luftë brutale si në Ukrainë kostoja është shumë e lartë dhe shpenzimet duhet të mbulohen disi.
SHBA ka interes jo vetëm ekonomik por për të qenë më të fuqishëm edhe në një luftë tjetër të tregtisë me Kinës që lidhet me këto minerale.
Është një lloj fondi nuk është se Ukrainë po paguan ndonjë para në tavolinë por është një mënyrë për të gjetur një formë të bashkëpunimit për të përballuar këtë luftë.
