VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak në Sudan
Të paktën 46 ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak mbi një shtëpi në rajonin Omdurman në perëndim të kryeqytetit sudanez Khartoum.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Sudanit (SUNA), Qeveria e shtetit Khartoum bëri një deklaratë në lidhje me rrëzimin e një avioni ushtarak të llojit “Antonov” mbi një shtëpi në Omdurman.
Njoftimi bëri të ditur se në aksident humbën jetën 46 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë.
Në deklaratë thuhet se janë lënduar 10 persona, mes tyre edhe fëmijë dhe se të plagosurit janë dërguar në spitalin “Al-Naw”.
Gjithashtu bëhet e ditur se kanë përfunduar operacionet e heqjes së rrënojave të shtëpive të prekura nga rrëzimi i avionit.
???? A military plane crashed into a residential building in Sudan
— NEXTA (@nexta_tv) February 26, 2025
A Sudanese airplane crashed into a residential area near Wadi Seidna military airport in northern Omdurman on Tuesday, killing more than 20 people, including soldiers and civilians, military and medical sources… pic.twitter.com/kWVSjJuId9
