Pse SHBA do mineralet e Ukrainës? Ka 5% të lëndëve të para kritike në botë. Ekspertët: SHBA kërkon të reduktojë varësinë nga Kina
Një marrëveshje e mineraleve të rralla mes Ukrainës dhe SHBA pritet të firmoset këtë javë, por pse Uashingtoni ka këmbëngulur për të dhe çfarë mineralesh posedon toka ukrainase. Ndiqni materialin.
Ukraina ka depozita të mëdha elementesh dhe mineralesh kritike, nga litiumi në titan, të cilat janë jetike për prodhimin e teknologjive moderne dhe janë shumë të lakmuara në garën globale për burime.
Sipas ekspertëve SHBA-ja ka nevojë për këtë marrëveshje sepse dëshiron të reduktojë varësinë e saj nga Kina, e cila kontrollon 75% të depozitave të tokës së rrallë në botë, sipas Grupit të Investimeve Gjeologjike.
Kievi vlerëson se 5% e lëndëve të para kritike në botë janë në Ukrainë duke përfshirë:
19 milionë ton rezerva të vërtetuara grafiti , i cili përdoret për prodhimin e baterive në automjetet elektrike, një të tretën e të gjitha depozitave evropiane të litiumit që komponenti kryesor në bateritë aktuale si dhe depozita të konsiderueshme të metaleve të rralla të tokës.
Këto të fundit përdore për të prodhuar armë, turbina me erë, pajisje elektronike dhe produkte të tjera jetike në botën moderne.
Para pushtimit të Rusisë tre vjet më parë, Ukraina prodhonte gjithashtu 7% të titanit në botë , i përdorur për të prodhuar gjithçka, nga termocentralet deri te avionët.
Në dhjetor, Kina ndaloi eksportin e disa mineraleve të tokës së rrallë në SHBA, një ditë pas kufizimit të Uashingtonit ndaj sektorit të çipave të Kinës.

