Manifaktura dhe fasonët, Prençe: Shqipëria ka humbur konkurrueshmërinë, pas 30 vitesh të huajt po ikin

Kryetari i Shoqatës “Pro Eksport Albania”, Edvin Prençe, deklaron se Shqipëria ka humbur konkurrueshmërinë e saj nga kostot që tashmë janë rritur, sa i përket sektorit të manifakturës që ka mbi 65 mijë të punësuar në të gjithë Shqipërinë.

“Ka humbur konkurrueshmërinë e saj në mungesën për investimet e nevojshme dhe automatizim, e cila rrit automatikisht cilësinë e produktit. Ka disa handikape që kanë diktuar që bizneset e huaja që qëndrojnë prej 30 vitesh këtu, të orientohen drejt vendeve të tjera dhe si të themi nuk ka as sinqeritet në këto marrëdhënie.

Dhe natyrisht, markat e huaja kërkojnë të marrin çmime më të arsyeshme dhe patjetër që ka rënë dhe cilësia e produktit, që është ajo që ne deri më sot e kemi garantuar”, u shpreh Prençe në një intervistë për “Ora News”.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KREUN E SHOQATËS “PRO EKSPORT ALBANIA”, EDVIN PRENÇE