Ku shkuan eksportet shqiptare/ Prençe: Mungesë likuiditeti dhe shkurtime të vendeve të punës
Tregtia me jashtë mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe i të ardhurave. Përgjatë vitit 2024 ka pasur luhatje përsa i përket nivelit të eksporteve, ndërsa për vitin 2025 disa sektorë raportohen me rritje dhe disa të tjerë me rënie të ndjeshme.
Për të folur për eksportet, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejptërdrejtë në "Skype", ishte kryetari i shoqatës Pro Export Albania, Edvin Prençe.
" Viti 2025 ashtu dhe siç është konfirmuar dhe nga të dhënat e INSTAT, sektori jonë i manifakturës së veshjes së këpucës ka një rënie rreth 2.3%. Kjo rënie ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë në punësimin e punonjësve, pra ka shkurtime të vendeve të punës. Nga ana tjetër është një mungesë e thelsuar likuiditeti që tashmë nuk po hyn më në Shqipëri nga ana jonë dhe nuk rigjenerohet", u shpreh Prençe.
