Maliqi: Brenda datës 2-3 do të bëhet marrëveshja PD-PL, dua të fitoj Kuçovën se është e grabitur 

Përmes një interviste në Ora News, Lefter Maliqi drejtues i Partisë së Lirisë për Beratin tha se brenda datës 2-3 do të bëhet marrëveshja me PD-në, por ama bashkimi duhet të për arritur në fitore.

Maliqi: Brenda datës 2-3 do të bëhet marrëveshja me PD-në, por ama bashkimi duhet të për arritur në fitore. Veten e quaj lider lokal dhe dua të them se ka të bëjë shumë kandidati, pasi populli do kandidatë të ndershëm dhe që zgjidhnin hallet e popullit. Unë kam dalë këtu dhe kam thënë se mund të jetë surprizë qarku i Beratit 4 me 3, duke ditur që kandidatët duhet të jenë më kriter.

Duhet punë në bazë dhe duhet takuar votuesi. Nuk mendosh vetëm për tu bërë deputetë. Unë i kam vazhduar gjithmonë takimet e mia. Unë shpresoj që të bëhem deputet. Unë dua që të marr bashkinë e Kuçovës sepse është bashki e grabitur.