"Në këtë vend vijmë vërdallë për një dokument pronësie"/ Rama: Këtë e keni peshqesh nga këneta jonë, që e bëri Shqipërinë lesh e li!
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe ditën e sotme një bashkëbisedim me komentuesit përmes platformës "Sy m'sy". Një nga komentuesit shkruan se në Shqipëri sorollatesh për një dokument, teksa Rama i është përgjigjur se në Shqipëri dokumenti merret më lehtë se në Greqi dhe Itali dhe kjo falë kalimit të administratës online që përshpejton procedurat.
Rama thotë me tej se sa i takon ndërtimeve apo pronave pa leje kjo është sipas tij 'peshqesh' nga opozita, në kohën kur kjo e fundit ka qënë në pushtet.
Komentuesi: Në këtë vend vijmë vërdallë për një dokument pronësie
Rama: Në këtë vend është më kollaj se në Greqi dhe në Itali, për të marrë dokumentat se i merr nga aty ku je me celular pa luajtur nga vendi hic. Ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e tjerëve apo tënden e keni peshqesh nga këneta jonë, që e bëri Shqipërinë lesh e li. Por dhe kjo hap pas hapi po vihet në vend dhe brenda kohë së negociatave me BE do e mbyllim këtë plagë të madhe që e trashëguam nga këneta jonë dhe nuk do ta kemi më këtë problem.
