Presidenti i Emirateve Arabe në Tiranë/ Ceremonia e pritjes për Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, firmosen disa marrëveshje

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për një takim me kryeministrin Rama.

Në këtë takim do të firmosen marrëveshje bashkëpunimi mes vendit tonë dhe vendeve arabe në fushën e energjitikës, por edhe në fusha të tjera.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.