Me kërcënime mafioze nga burgu/ Erion Veliaj si anëtarët e krimit të organizuar

Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon publikimet e tij me kanosje, me kërcënime, me fyerje, me sharje, ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë hetuar dhe dhënë vendimin që e ka çuar pas hekurave.

Nuk ia ka fajin as Ols Dado as Erion Bani, Erion Veliajt, që firmoste urdhërpagesat në Bashkinë e Tiranës për të kaluar lekët te bashkëshortja e tij. E cila qindra miliona lekë të tjera më pas i ka bërë blerje apo ka marrë përfitime nga detyra e bashkëshortit të saj.

Në fakt Erion Veliaj ka zgjedhur të ketë fytyrën e krimit të organizuar duke kërcënuar me kode mafioze.

Gjuha e përdorur prej tij “e ke personale me mua” është gjuhë që përdorin kriminelët, banditët, anëtarët e grupeve kriminale ndaj njerëzve të drejtësisë. Këtë gjuhë ka përdorur sot Erion Veliaj, gjuhën e një banditi.

Çfarë ka personale me Erion Veliajn një prokuror?! Kur në fakt nuk është vetëm ai, por janë dy në çështje, është dhe zoti Dumani, të cilët kanë hetuar një dosje shumë voluminoze, me dhjetëra mijëra faqe, në një nga hetimet më të pastra të “Follow the money”.

Çfarë faji ka Erion Bani që Erion Veliaj nuk kontrollon dot veten dhe tashmë po sillet si pjesë e një grupi kriminal, si një bandit duke kërcënuar prokurorë dhe gjyqëtarëq.

Me një qëllim të vetëm, për të trembur dëshmitarët. Prandaj dhe përdor gjuhën e një krimineli dhe banditi nga qelia, që të ndalen dëshmitarët, të tërhiqet prokurri nga çështja, të tremben gjyqtarët në vazhdim, sepse Erion Veliaj “të bën namin”.

Në fakt kriminelët e kanë vendin në burg dhe ata të llojit Erion Veliaj, që përdorin gjuhën e tyre për të trembur dëshmitarë, për të stepur gjyqtarë dhe prokurorët për të bërë detyrën e tyre.

Me gjuhën e tij “e ke personale me mua”, Erion Veliaj ka folur edhe me ish-pronarin e televizionit Agon Channel, Francesko Bechetti, për të cilin shqiptarët po paguajnë qindra miliona euro.

Apo me gazetarë, me biznesmenë, “e ke personale me mua”, me gjuhën e një krimineli dhe banditi, njeriu që ka qenë në fronin e kryetarit të bashkisë u vërsulet prokurorëve, gjyqtarëve, por edhe qytetarëve që duhet të dëgjojnë helmin e tij të pandalshëm ditë pas dite./ CNA