Bylykbashi-emigrantëve të Parmës: Rama ju sheh thjesht si numër e burim të ardhurash, jeni forcë transformuese
Nënkryetari i PD, njëkohësisht i deleguari politik për Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi nga Parma e Italisë theksoi se Rama e sheh diasporën thjesht si numër dhe burim të ardhurash, që mund të mbajnë të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.
Bylykbashi: Kur kryeministri Berisha më 2012 më tha të luftoja e të përpiqesha të fusja votën e diasporës, nuk besoja se do realizohej, e opozita e asokohe dhe Rama e kundërshtonte.
Ja ku jemi sot, e mund të bëheni bashkëaksionerë të ndryshimit në Shqipëri.
Ju s’ju kanë sjellë patronazhistët e Ramës por keni ardhur me dëshirë në këtë moment të jashtëzakonshëm ndryshimi për shqiptarët.
E keni gjetur evropën, e kemi për detyrë ta bëjmë Shqipërinë Evropë. Jeni më shumë se gjysma e 4 mln e 700 shqiptarëve.
Forca juaj është forcë e jashtëzakonshme transformuese.
Ju jeni forcë transformuese e pasuri për çdo komb. Do t’ju kishte çdo komb zili, pasi ju mund të transformoni Shqipërinë edhe njëherë.
Për Ramën jeni vetëm numra, pasi ai ju sheh vetëm si burim të ardhurash , ju sheh si statistikë turistësh, e s’ju sheqh si shqiptarë për të kontribuar për atë vend.
Rama refuzon të pajisë me të drejtën e votës që nuk kanë një dokument biometrik shqiptar.
Më 11 maj, Rama ka vetëm një ofertë me patronazhistët e krimin e organizuar, do t’u rrëmbejë shqiptarëve 4 vite jetë, Por PD me Berishën ka 1 ofertë, ndryshimi i Shqipërisë, që sot është çiflig i Ramës në një vend për këdo që dëshiron të kthehet, Me votë tuaj do ta ndryshoni Shqipërinë për mirë, kërkon ripopullimin e vendit e shqiptarëve, ky është program qeverisës i PD.
