Gjesti: Zgjodha Rizartën në vend të Eglit, sepse është e mirë

Si shpërblim nga “Vëllai i Madh”, Gjesti pati mundësinë të zgjedhë një banore që të flinte me të, në vend të Eglit.

Ai zgjodhi Rizartën.

Sonte, ai tha se këtë zgjedhje e bëri pasi, sipas tij, “është e mirë”.

Ledion Liço: Pse zgjodhe Rizartën?

Gjesti: Unë zgjedh kë të dua. Është e mirë, ndaj e zgjodha.

Rizarta: Ishte pak e sikletshme nata e parë që fjeta e Gjestin, u surprizova nga vendimi. Nuk mund të them një afrimitet ekzistent.

Ledion Liço: Pse vendose t’i ndash biletat me ata banorë?

Gjesti: Danja është në diferencë me vajzat e tjera, nuk flet egër. Aldon kam pasur keqkuptime, por e ka zemrën e mirë. Livia ka qenë e drejtë me Rozanën, ndërsa kjo e fundit është munduar ta nxjerrë jashtë. Me Tirin po rri pak më shumë, kam energji me të. Kelly-n njëjtë me të tjerët, shkoj mirë me të.

Ledion Liço: Si u ndjeve nga gënjeshtra e Rozanës? Për të tjerët nuk po të pyes se nuk ke pasur të njëjtë marrëdhënie.

Gjesti: Natën dorëzova për Rozanën sepse jashtë më mori valixhen. Të dytën herë e pashë duke ardhur drejt shtratit tim, ajo u step më pas. Ajo ka qenë xhelozë që unë kam pasur valixhen. Rozanën nuk i kam thënë a të bëra ty kundërshtar, nuk e kuptoj pse vjen të më marrë me të mirë.