Wanda Nara kërkon 500 mijë euro për vajzat, Mauro Icardi e akuzon për...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2025, 20:26
Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk duket se do të gjejnë qetësi me njëri-tjetrin. Më 11 mars të këtij viti do të ketë një seancë gjyqësore, që do vendosë për divorcin e ish-çiftit të famshëm që prej kohësh po zhvillon një “luftë”.
Pas 11 viteve martesë, modelja argjentinase dhe futbollisti i famshëm do të ndahen përfundimisht. “Corriere della Sera” ka zbuluar kërkesat e Wanda Nara-s
Kjo e fundit duket se ka kërkuar 500 mijë euro çdo muaj, që do të shkojnë për të dhe për dy vajzat që kanë bashkë. Në anën tjetër Mauro Icardi ka plotësuar kallëzim penal për ish-bashkëshorten e saj.
Futbollisti pretendon se vajzat e tyre, 9 dhe 10 vjeç, janë rrëmbyer nga e ëma pasi kanë qëndruar në Argjentinë pa pëlqimin e tyre.
