VIDEO/ Gjesti hap zarfin e pestë të ‘valixhes së tundimeve’, ja çfarë kishte në të

Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët. Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.

Banori tre prej këtyre zarfeve i ka hapur mbrëmë dhe dy prej tyre ditën e sotme. Njëri nga zarfet kishte një dhuratë për Gjestin, një udhëtim në Belek Hotel, hotel tërësisht i ri me një shërbim dhe ushqim të shkëlqyer.

“Gjest, Globus Travel të ka dhuruar një udhëtim fantastik në Etno Belek Hotel, hotel tërësisht i ri me një shërbim dhe ushqim të shkëlqyer dhe mundësi të shumta argëtimi”, shkruhej në zarf.

Banori falënderoi për këtë dhuratë dhe u shpreh se do të shkojë kur të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)