VIDEO/ 55-vjeçarja Jennifer Lopez duartrokitet si “beqare”

Kjo është videoja që aktorja dhe këngëtarja 55-vjeçare Jennifer Lopez postoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, në të cilën shihet me lot në sy.

Duket se ishin duartrokitjet e para që publiku i dha asaj si beqare pas divorcit me Ben Affleck që I sollën emocione.

“Tani më bëtë të ndjehem vetvetja”, tha ajo.

Ky reagim I saj është bërë viral në rrjetet sociale. Ku në një video shihet e mallëngjyer, duke hedhur vështrimin drejt publikut.

Në koncertin e dhënë në Abu Dhabi, Lopez ishte e veshur me një “jumpsuit” ngjyrë kaf të dekoruar me xixa me flokët e saj bionde të drejtuara poshtë mbi supe.

Kujtojmë që 55-veçarja mori sërish statusin e beqares pas divorcit të stër-përfolur me Ben Affleck më 6 Janar.

Lopez fillimisht bëri kërkesë për divorc në përvjetorin e tyre të dytë të martesës, më 20 Gushtë të vitit që lamë pas.