Garo në primaret e Durrësit: Gara në PD e hapur, dua të jap kontributin tim dhe tu shërbej njerëzve

Përmes një interviste në Ora News, zëdhënësja e PD-së dhe kandidatja në Primare për Durrësin , Floriana Garo tha se partia po hapet dhe kandidaturat e shumta tregojnë se ka interes për garë.

Garo: Partia po hapet dhe kandidaturat e shumta tregojnë se ka interes për garë. Ne kemi folur për një PD më të forta dhe më të hapur dhe i kemi realizuar këto qëllime mendoj që i kemi pasur me Foltoren. Garimi im ishte një rrugëtim i natyrshëm. Përfshirja ime në politike ishte për të dhënë kontributin tim dhe se si mund të shërbej për njerëzit. Gjatë kësaj kohe mendoj se kam arritur një pjekuri të mjaftueshme për të kaluar në një tjetër etapë si një zë i Durrësit në Kuvend.

Nuk e kam menduar asnjëherë gjërat që mund të më mbrapsin. Kam menduar se si mund të jap kontributin tim dhe çfarë mund të sjellim ne si PD ndryshe. Mendoj se na duhet një miksim mes të resë dhe të vjetrës. Gjithkush duhet ta ndjejë veten të përfaqësuar.