REAGIMET/ Qytetarët, “shuplakë” Veliajt: Je super hajdut, je veç një plehrë!

Sot, kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, Erion Veliaj, ka dalë me një tjetër reagim që nuk është asgjë tjetër veçse një sulm ndaj prokurorit që e dërgoi pas hekurave.

Veliaj përdori imazhin e personave të tjerë për të shfryrë mllefin e tij teksa ndodhet në burg.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, qytetarët e kanë masakruar me komentet e tyre, ndonëse kujdeset që shumicën e tyre t’i fshijë.

Njëri prej tyre i drejtohet duke i shkruar se do ta vuajë gjakun e Ardit Gjoklajt dhe lotët e nënave, fëmijët e të cilave i la jashtë duke shembur banesat te "5 Maji".

“Je super hajdut, je veç një plehrë. Të garantoj që do t’i vuash lotët e atyre nënave që ju helmove fëmijët për t’iu prishur shtëpitë.

Do ta vuash gjakun e Ardit Gjoklajt. Po të presin të gjithë ata që janë qelbësira si ti, të presin dhe ca servila. Uroj të mos dalësh kurrë nga ai vend”, thuhet në koment.

REAGIMET/ Qytetarët, “shuplakë” Veliajt: Je super hajdut,

Një tjetër komentues i drejtohet:

“Përgjigju akuzave në gjykatë, jo në Facebook. Boll me të sulmuar drejtësinë”.

REAGIMET/ Qytetarët, “shuplakë” Veliajt: Je super hajdut,

Këto komente e tregojnë qartë mendimin e qytetarëve për kryebashkiakun Erion Veliaj sado që të angazhojë vartësit e tij t’i pastrojnë rrjetet sociale nga komentet e vërteta, ato që tregojnë qartë se cili është opinioni i tyre për njeriun që akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, dy vepra penale që tregohen qartë në vendimin rreth 400 faqe të gjykatës./ CNA.al