Abilekaj: Masa me burg për Veliajn se kërcënoi prokurorët e prish provat, por e bën edhe nga paraburgimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 17:46
Përmes një interviste në Ora News, gazetari Enton Abilekaj tha se Erion Veliaj nuk është arrestuar politikisht, por sepse ka intimiduar edhe prokurorët.
Abilekaj: Secili palë mundohet që ta cilësojë si politikë, por nuk është politikë, por një veprim i gjykatës mbi një dosje për një zyrtar të lartë që ka shkelur ligjin. Duket qysh në dosje për masa siguri për tentativë për prishjen e provave.
Velaij nuk ka qenë i destinuar për këtë masë, por ia është vendosur më vonë sepse Veliaj ka tentuar që të prishë provat dhe të intimidojë prokurorin, gjë të cilin po e bën edhe nga burgu. Shihet edhe marrëdhëniet jo të ligjshme të Velaijt me kompaninë Agi Kons.