''Të zhvillohen zgjedhje sa më shpejt në bashkinë Tiranë'', Çupi: Me kaq shumë akuza, Veliaj duhet të japë dorëheqjen
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi i Kryeministrit Edi Rama në shesh me punonjësit e bashkisë së Tiranës është i papranueshëm dhe se Veliaj duhet të japë dorëheqjen.
Çupi: Dje ishtë një mbledhje e Kryesisë ku u miratuan të gjithë kandidatët për Primaret.
Një proces transparent me një rregullore të përcaktuar, me disa parime të mos thyerjes së kodit të etikës.
Është një process shumë i mirë për demokratët.
Nga 289 emra në total ka të rinjë, ka zonja.
Tirana ka rreth 26 zonja që kandidojnë për Primaret.
Deri tani duket që nuk ka asnjë problem. Unë jam në Primaret e Tiranës.
Është e papranueshme që kryeministri I zgjedhur merr autoritetin e kryetarit të bashkisë.
Tashmë është kryetar qeverie, tani tenton të bëhet edhe kryetar bashkie. Nesër në seancë mund ta shikojmë edhe kryetar parlamenti.
Kjo në një vend demokratik është e papranueshme të ndodhë. Ka cënim të ligjeve, ka cënim të parimeve Kushtetuese.
Tirana nuk është më e bukur, Tirana është më e betonizuar. Tirana është më e ndotur dhe më e taksuar.
Me kaq shumë akuza do duhet që Veliaj të japi dorëheqjen dhe të heqi dorë nga drejtimi i bashkisë së Tiranës. Të zhvillohen zgjedhje sa më shpejt që është e mundur.
