“Pse bën sikur ke ulur qiellin në Tokë?!”, Rama i përgjigjet komentuesit: Tiranën e kam ngritur unë, kur e mori këneta...
Në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve.
Komenti drejtuar Ramës ishte: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur keni ulur qiellin në tokë, kadale bre burrë…ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve”.
Këtij komenti kryeministri iu përgjigj duke thënë se ai po bën detyrën e tij, ashtu siç i takon një udhëheqësi dhe se në ndryshim me opozitën kur ishte në pushtet ai po punon realisht.
Rama tha se vërtet ai nuk ka ulur qiellin në tokë, por u shpreh me bindje se “Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot askush”.
Rama ironizoi ndër të opozitën në kohë kur drejtonte Tiranën.
Kryeministri tha se në atë periudhë në kryeqytet nuk punonte as sahati i Tiranës.
“Nuk më ka dhënë njerëzit të dridhja zinxhirët por ka një pyetje të cilësh duhet t’i përgjigjesh. Përpara sesa të thuash se ke zero meritë se ke bërë vetëm detyrën.
Pse u desh të vija unë se aty ishin të tjerët, dhe ata për detyrë ishin, tek detyra dallohen edhe udhëheqësit edhe fshesaxhinjtë.
Prandaj unë vërtetë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur ama. Dhe këtë nuk ma keq dot askush.
Kush do ta shikojë e shikon. Edhe diçka tjetër pse kur Tiranën e mori me dhunë këneta ajo ngeci dhe as sahati i Tiranës nuk punonte apo ngaqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo.
Nuk jemi të gjithë njësoj, prandaj më Tirana nuk është më kandahar dhe Shqipëria nuk është më hiç gjëkundi njësoj qysh se unë dhe PS kemi marrë besimin e popullit për ta udhëhequr këtë vend.”, u shpreh Rama.
