Paditet Nicolas Cage! Ish-partnerja e akuzon aktorin për sulmin nga djali i tyre 34-vjeçar
Aktori Nicolas Cage po përballet me një padi!
Christina Fulton, ish-e dashura e yllit të Hollivudit e akuzon atë dhe djalin e tyre, Weston Cage, duke pretenduar se ka përjetuar "lëndime kërcënuese për jetën" gjatë një përleshjeje vitin e kaluar.
Ajo akuzon djalin e saj 34 vjeçar, për sulm pa provokim dhe e quan atë një “luftëtar profesionist 300 kilogramësh”.
Fulton në padi kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara për dëmtimet fizike, emocionale dhe ekonomike që ajo thotë se ka pësuar si pasojë e këtij sulmi të paprovokuar.
Përveç kësaj, ajo ka paditur edhe Nicolas Cage, 61 vjeç, për neglizhencë, duke e akuzuar atë se nuk ka ndërhyrë për të parandaluar sjelljen e djalit të tyre.
Padia e depozituar në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit tregon se sulmi ndodhi më 28 prill 2024, kur Christina vizitoi djalin e saj pas mesazheve urgjente që mori nga miqtë e tij.
Ajo pretendon se pas mbërritjes, Weston e sulmoi atë duke e goditur në parkun e makinave, ne ashensor dhe hollin e rezidencës të tij.
Si pasojë, Fulton ka pësuar një sërë lëndimesh, përfshirë tronditje, kontuzione te shumta, lëndime në qafë dhe fyt, trauma abdominale dhe lëndime të tjera
Në deklaratën e tij, avokati i Nicolas Cage, Brian Wolf, e quajti padinë "të pavlerë", duke theksuar se Cage nuk ka përgjegjësi për veprimet e djalit të tij të rritur.
Ky nuk është rasti i parë i problemeve ligjore për Weston Cage. Ai ka pasur më parë akuza për dhunë në familje dhe ngjarje të tjera të natyrës kriminale.
Në vitin 2011, ai u arrestua për dhunë në familje me ish-të dashurën e tij, Nikki Williams, dhe më vonë u arrestua për drejtimin e mjetit nën ndikim dhe mos ndalim te mjetit pas shkaktimit te aksidenteve rrugore.


