"Mos u tirititos"/ Vserlo ngacmon Tirin: Prezenca jote më shkrin më shumë se dielli (VIDEO)
Banori i radhës me të cilin Vserlo pati një përplasje të ashpër ditën e sotme është Tiri.
Ka qenë Vserlo ai që e ka ngacmuar me ironi banorin e për rrjedhojë përballja mes tyre u mbyll me një debat të fortë.
Pjesë nga biseda:
Vserlo: Tiri, ti tirititosesh shumë shpejt, duhet të jesh pak koherent. Unë e pi kafen duke të bezdisur ti. Ti mos na u tirititos se del keq. Ti nuk di se çfarë bën, do të dalësh në kamer.
Tiri: Ti ke mungesë kamere, unë kam dalë që i vogël, i kam konsumuar këto gjera. Ti që i përmend ke mungesa.
Vserlo: Mos na përdor gjëra aman, na shkrive ti më shumë se dielli. Nuk degjenerohesh dot me këto shpikje.
Tiri: Çfarëdo që të bëj më i degjeneruar se ty nuk dal dot.
Vserlo: Ti degjenerohesh duke fjetur gjumë. O Livia e ke zgjedhur me çfarë do degjenerohesh sot ti?
Tiri: Hajde ti na jep disa leksione se si të degjenerohemi se nuk dimë.
