VIDEO/ Protesta artistike ndaj Trump! Këngëtarja ndryshon vargun në himnin e Kanadasë

Një këngëtare kanadeze guxoi të ndryshojë himnin kombëtar në një shenjë protestë për Sovranitetin e Kanadasë përballë thirrjeve të Donald Trump që vendi t'i bashkohet SHBA-së

Këngëtarja Chantal Kreviazuk ndryshoi tekstin e himnit kombëtar kanadez gjatë ndeshjes finale të kampionatit "4 Nations Face-Off" mes SHBA-së dhe Kanadasë, duke shtuar edhe më shumë tension në një përballje tashmë të ngarkuar me polemika politike.

Vargun "in all of us command" nën komandën e të gjithëve ne, e ndryshoi në “"that only us command"” “që vetem ne komandojmë”  të himnit “O Canada” dhe më vonë postoi në Instagram një foto ku kishte shkruar tekstin e modifikuar në dorën e saj.

 “Më vjen keq nëse mendoni se do të ishim më mirë të aneksoheshim. këtu është gjëja. arti për mua është shprehje e së vërtetës sonë. dhe në këtë moment shumë të veçantë dhe potencialisht të rëndësishëm, besoj vërtet se ne duhet të ngrihemi, të përdorim zërin tonë dhe të përpiqemi të mbrohemi.

Jo – duhet të shprehim zemërimin tonë përballë çdo abuzimi me pushtetin. Kanadaja, jo ndryshe nga Ukraina , është një komb Sovran. ne jemi të bashkuar në vlerat tona. ne kujdesemi. ne jemi të sjellshëm. Ne jemi të fortë”, tha këngëtarja kanadeze.

Që nga fillimi i presidencës së tij, Trump ka deklaruar vazhdimisht dëshirën e tij për ta parë Kanadanë të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, duke synuar goditje ndaj kryeministrit Justin Trudeau dhe kërcënoi me tarifa masive që do të kishin një ndikim shkatërrues në ekonominë e vendit fqinj.