VIDEO/ Rozana-Gertës: Qaj për çunat e mi jo për...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 15:45
Një tjetër përplasje e ashpër ka ndodhur ditën e sotme në “BBV” mes Gertës, Rozanës dhe Laertit.
Gerta i është drejtuar Laertit duke i thënë: I thua gjërat te dhoma e rrëfimit, nuk ke kurajo t’i thuash këtu në tavolinë. Çfarë kupton ti me standard?
Laerti: Ta kam thënë katër herë dhe sërish ti nuk kupton. Fjalën zëvendësim e di që është përjashtim. Nuk di sintaksën e gjuhës shqipe.
Rozana: Futi një të qarë tani.
Gerta: Ti je viktima e qarjes, ik shko qurravitu, atë bëj ti, se atë di të bësh. Nëse ka njeri që nuk qan këtu jam unë.
Rozana: Ti qan kur zë be. Mos na qaj kur zë be por kur na dëmton.
Gerta: Qaj për çunat e mi jo për ty.
