Italia vetëm me Interin në Champions, Patushi: Futbolli italian në rënie rë lirë. Reali është tjetër planet
Ekipi i Interit është i vetmi nga ekipet italiane të futbollit që kaloi në fazën tjetër të Champions-it dhe për ish-futbollistin Saimir Patushi ky është tregues që futbolli në Itali është në rënie të lirë.
Në një intervistë për emisionin :Sport Focus” në “Ora Neës”, Patushi theksoi se edhe pse në letër përballjet e ekipeve italiane ishin të lehta, në fushë nuk rezultoi kështu.
“Interi është ajo mbretëresha në Itali, pasi tek ky kompeticion ekipet si Juventusi dhe Milani zhgënjejnë.
Dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së një kampionati shumë të fortë siç është Seria A.
Ndeshja e mbrëmshme mes Realit dhe Manchester City ishte një ndeshje që nuk duhej ta kishim parë mbrëmë, por në finale. Normalisht një zhgënjim i Cityt, dhe Reali është tjetër planet në këtë kompeticion”, theksoi Patushi në analizën e tij.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ISH-FUTBOLLISTIN SAIMIR PATUSHI

