Ambulancë e re në Fier të Ri, në shërbim të 1200 banorëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur sot se 1200 banorët e fshatit Fier i Ri do të kenë një ambulancë të re, të ndërtuar me fondet e bashkisë së Lushnjës.

Gjatë një vizite në këtë ambulancë, Balluku bëri të ditur se 2 mjekë dhe një infermiere do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, theksoi se po punohet që qendra të tilla shëndetësore të ngrihen edhe në fshatra të tjerë.

“Nëpër bashkinë e Lushnjës ka disa fshatra të tjerë që kanë mungesë shërbimi. Mirë do të ishte që këtë shërbim ta mundësojmë në këto zona”, tha Sefa.

Me këtë ambulancë të re banorët e kësaj zone mund të marrin shërbimet bazë më pranë.