Sot, protestë te Kryeministria në mbrojtje të SPAK-ut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 12:19
Sot pritet një protestë para Kryeministrisë në mbrojtje të SPAK-ut, në orën 18:00.
Protesta zhvillohet pas sulmeve që kryeministri Rama ka bërë ndaj SPAK dhe marrjes në mbrojtje të kryebashkiakut te arrestuar te Tiranes Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion.
Mësohet që thirrjen së pari për protestë e ka bërë Partia Mundësia e Agron Shehajt.
Thirrjes për të marrë pjesë sot më pas i janë bashkuar dhjetëra qytetarë dhe organizata e shoqata, në një protestë në mbrojtje të prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, në mbrojtje të luftës kundër korrupsionit dhe për t’i thënë ndal kryeministrit dhe mazhorancës socialiste në veprimet e tyre për të marrë drejtësinë nën kontroll.
