Hetimi ndaj Veliajt/ Berisha: Ajola Xoxa dhe “Harabeli” i saj, kanë marrë dhjetëra mijëra euro nga SHBA dhe BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat risjellë në vëmendje dhe njëherë hetimet për transaksionet me OJF-të e Ajola Xoxës.

Berisha u shpreh se Xoxa me OJF e saj “Harabeli” ka marrë dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe BE për aktivitete që nuk i ka organizuar fare.

Kryedemokrati Berisha po ashtu i ka bërë thirrje FBI që të nisë një hetim për të gjitha abuzimet qeveritare që janë bërë në Shqipëri dhe shpërdorimi i parave të taksapaguesve.

“Velica me Harabelin e saj merr dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe dhjetëra mijëra euro nga BE për ngjarje që nuk i bën fare.

Pra, ata të cilët i angazhojnë gratë e tyre për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet, ata janë hajdutët më amoralë mbi tokë.

Ndaj dhe, duke dënuar censurën që po aplikohet në Shqipëri nga mediat e qeverisë, në një kohë kur Shqipëria nxin në mediat e SHBA dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë citohet e para, se ku kanë shkuar.Dhe nuk po ndalem këtu se e këtij sekti është edhe Milva. Po janë shumë.

Thirrje FBI të ndërmarrë hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Ftoj Ramën, që ka shkalluar dhe nga mëngjesi në darkë në një llogare të pakontrolluar flet përçart, t’u thotë shqiptarëve për akuzat ndërkombëtare që e nxijnë”, deklaroi Berisha.

DEKLARATA E PLOTE E BERISHES