Berisha: LaCivita nuk merret me lobime për “Non Grata”
Dosja McGonigal është rikthyer në vëmendjen e demokratëve ku sipas Berishës rihapja e dosjes ka frikësuar Kryeministrin Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati kundërshtoi akuzat se po përdor kompaninë e LaCivita për të hequr non gratën.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur pretendimet se dosja McGonigal është rihapur nga FBI dhe kjo çështje sipas tij, ka frikësuar Kryeministrin Rama.
Në një deklaratë për mediet kryedemokrati ngulmi edhe për hetimine abuzimeve të dyshuara me fonder e USAID.
Kryedemokrati kundërshtoi dhe pretendimet se po përfiton nga kompania e Lacivita për të hequr non gratën në SHBA.
Theksoi se drejtuesi i fushatës së Trump do të ndihmojë PD-në vetëm për zgjedhjet.
''Besoj se një deklaratë të tillë kam bërë unë para jush në zyrën time.
Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi sepse në vendin e vet, këto veprimtari janë me kuadër të ndryshëm ligjor dhe bëtë mirë që ma rikujtuat.
Por unë, në qoftë se shkon në konferencën e parë që kam bërë pas asaj në Rogner, kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër apo angazhim për qëllime lobimi.'', tha Berisha.
Dalja nga gara e dy deputetëv demokratë për Berishën ishte për t’u vlerësuar. Sipas tij, Helidon Bushati dhe Ferdinad Xhaferraj do të kenë gjithmonë mbështetjen e demokratëve.
