EMRI/ Humb jetën punëtori i ndërtimit, 35-vjeçari baba i tre fëmijëve ra në kontakt me rrymën elektrike
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas mediave bëhet me dije se viktima është 35-vjeçari Ylli Xhaferri.
Ai ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhe e Madhe në Krujë, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por për fat të keq pa shenja jete.
Nuk dihen ende rrethanat se si 35-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se 35 vjeçari është baba i 3 fëmijëve.
Njoftimi:
DVP Tiranë/Informacione paraprake
Krujë/Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D.,ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç.
Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet.
