Ngjarja që tronditi Shkodrën/ Nixha: Djali nuk ka patur pjekurinë emocionale për të kontrolluar emocionet
Psikoterapistja, Dhurata Nixha në një intervistë në Ora News u shpreh se çiftet nuk duhet ti minimizojnë aktet e dhunës.
Nixha: Krim pasioni i referohet një fenomeni ku personi nën intensitetin e emocioneve të forta arrin si rrjedhojë e xhelozisë shumë të theksuar ose nevojës për të kontrolluar apo mentalietit që mua më takon që të kontrolloj gruan dhe si pasojë e pamundësisë për ta pranuar humbjen kalon deri në një krim të caktuar.
Patjetër që në vetvete ka dinamikën nga mbrapa ku me shumë mundësi personi në fjalë nuk ka patur mjaftësisht pjekurinë emocionale për të rregulluar intensitetin shumë të lartë të emocioneve që ka ndjerë.
Intensiteti i emocioneve shpesh të lidhura me mentalitetin maskulist të tipit ku shpesh një ndarje shikohet si një humbje e identitetit dhe vlerës time si një mashkull si një person dhe çështjeve të mbartura traumatike patjetër, krizave personale.
