"Fustanet e Ajolës, strategji për të larguar vëmendjen nga Veliaj"/ Çaushaj: Komunikimet në kohë reale, zbuluan abuzimet!

Aktivistja Rezarta Çaushaj shprehet se debati që ka përfshirë edhe publikun mbi shpenzimet e bashkëshortes së kryebashkaikut të arrestuar të Tiranës, Ajola Xoxa, janë thjesht një strategji për të larguar vëmendjen nga hetimet për Erion Veliajn.

E ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën përmes një lidhje me skype, Çaushaj thotë se ndër dosjet që ka nën hetim SPAK për zyrtarët e lartë, është më e kopsitura, duke e argumentuar me faktin se hetuesit kanë zbërthyer akuzat ndaj Veliajt, pikërisht në kohën kur kanë ndodhur abuzimet.

Sipas Çaushajt, kanë qenë dy dëshmitarë që kanë ‘shitur’ bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, të cilët kanë treguar mbi abuzimet e çiftit Veliaj-Xoxa dhe skemës së ndërtuar prej tyre për të pastruar paratë përmes kompanive OJF.  

Rezarta Çaushaj: "Arrestimi i Veliajt pritej edhe nuk pritej. Askush s’e besonte të ndodhte, dhe ndodhi.

Duke qenë zyrtarë të lartë si Veliaj, që janë në hetim nga SPAK, dyshoj mbi hetimin ndaj tyre nëse bazohet nga fakte, pasi nuk përfaqësojnë veten e tyre, por edhe publikun, Ajo e Veliajt është një nga më të mirat që ka SPAK, për mënyrën si janë radhitur e kopsitur faktet, të cilat janë provuar nga akuza përtej një dyshimi të arsyeshëm. Akuza e ka arritur këtë arsyetim.

Arma më e fortë e prokurorisë tani, që bën dallimin, janë komunikimet. Në kohë reale, ku kanë ndodhur abuzimet. Këto janë arma e forte e SPAK.

Edhe Rama kur kërcënoi me deklaratën e tij, që mos guxoni të merrni telefonin tim, është një lloj frike për shkak të materialeve që ka aty.

Fustanet apo bizhutë e Xoxës, janë një lloj strategjie komunikimi për të luajtur me këtë.

Nëse e fokusojmë debatin publik në një pjesë të pjesës së faktit, edhe publike mund ta vërë në dyshim publiku, dhe kjo mund të jetë e qëllimtë nga ana e kampit socialist që janë të angazhuar për ta mbrojtur Veliajn.

Është bërë punë skrupuloze dhe nuk mbyllet kjo dosje me një avokat të mirë. Dosjet rrjedhin dhe është e vetmja mënyrë për të informuar publikun, e ka lejuar vetë prokuroria.

Është gjetur marrëveshje e heshtur mes gazetarëve dhe organit të akuzës. SPAK ka krehur të gjitha sistemet e informacionit, ku ka qasje të veçantë.

Hetimet për korrupsion e pastrim parash, kanë sfidë të provosh se paratë kanë nisur nga pika A te ZH… Paratë janë nisur nga Veliaj, firmoste leje ndërtimi e koncesione në favor të biznesmenëve që bashkëpunonte".