Ristani: Rreziku bërthamor dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", ishte eksperti bërthamor, Nini Ristani, për të folur për rrezikun bërthamor, një rrezik që bëhet edhe më i pranishëm nga kërcënimet e Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Ky rrezik i kanoset edhe Shqipërisë si një vend anëtar i Natos por edhe detyrimet që ka Shqipëria për mbrojtjen e saj në kuadët të këtij anëtarësimi.
"Ky projekt është një program dhe është publik. Është për të realizuar atë që duhet për ta bërë vendet e NATO-s dhe evropën, të fortë, paqësore dhe të sigurtë. Këto janë 3 principet e NATO-s,
Nuk është puna që të jetë sulmuese por të jetë mbrojtëse dhe kujdes nga çdo agresion i jashtëm.
Ky program ka për qëllim të sigurojë këtë lloj mbrojtje duke i treguar çdo lloj agresori si aktor shtetëror ose si aktor të papërcaktuar që mund të rrezikojnë mënyrën tonë të jetesës", u shpreh Risatani.
