Fëmijët ambiciozë të “Kopshtit 51” vizitojnë Ora News, të talentuarit sfidohen në radio e studio
Ëndrrat janë për të gjithë.
Shumica prej nesh i kanë ende të fshehura në sirtarët e kujtesës, të tjerë i kanë pjesë të realitetit.
Por shumica e talenteve zbulohen që në vegjëli.
Disa prej tyre janë bërë pjesë e OraNews për pak orë duke e percjellë këtë eksperiencë me shumë hare.
Televizioni është shpesh një botë e lakmuar, sidomos për ata që kanë mbjellë që në vegjëli interes për të që qenë pjesë e tij.
Si mbështetëse e përhershme e talenteve të reja dhe një derë që qëndron gjithë e hapur OraNews mikpriti të vegjëlit e Kopshtit nr. 51 të Tiranës në ambjentet e saj.
Momente gëzimi dhe hareje për ta, duke u ngjitur hap pas hapi në çdo ambient e duke uruar që secili prej tyre ta ketë po kaq të lehtë udhëtimin e jetës.
Nën shoqërinë e stafit edukues të institucionit u njohën me konceptin e radios, një dritare ku nuk përcillen vetëm informacione, por edhe ndenja njerëzore, ku kërkohet ndihmë dhe ku ndihma jepet, gjithnjë pranë jush.
Momente lumturie edhe në studiot e lajmeve, aty ku stafi i OraNews kanë pasur gjithnjë të njëjtin mision: të parët për lajmin e fundit.
Disa më të ndrojtur e disa më guximtarë, ju përshëndesin një zëri.
Orët e secilit prej nesh janë edhe më të vlefshme kur i mbushim me vlera që peshojnë
