16 Shkurti, Dita e Inxhinierit të Pyjeve

16 Shkurti njihet në Shqipëri si Dita e Inxhinierit të Pyjeve.

Është një datë simbolike e diplomimit të 34 inxhinierëve të parë në sektorin e pyjeve në vitin 1964.

Pas këtij brezi, me dhjetëra e qindra inxhinierë kanë ofruar kontributin dhe njohuritë e tyre profesionale në shërbim të ekonomive pyjore të vendit.

Falë përvojës dhe pasionit të inxhinierëve të pyjeve, të diplomuar në vend dhe jashtë tij, specialistëve dhe punonjësve të këtij sektori, bëhet shfrytëzimi racional i pyjeve, duke i ruajtur dhe shtuar sipërfaqet e pyllëzuara në vend.