Rama ndan fotoalbumin e takimeve nga Konferenca e Sigurisë në Mynih
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Konferenca e Sigurisë në Mynih ku zhvilloi takime me shumë liderë të vendeve të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë.
Rama mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Rama theksoi se Evropa duhet të mendojë si për fuqinë ashtu edhe për konkurueshmërinë. Kryeministri nënvizoi se Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish për Bashkimin Europian.
Ndërsa Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin u shpreh se, po e përshpejtojmë tashmë procesin. Kur vjen fjala te pjesa teknike ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri ne 2026 apo 2027.
