Prokurori “nuk bind” apo “nuk u bind”?
Fatmir Xhafaj shkruajti se “prokurori nuk bind”. E thënë nga një jurist i shkollës së vjetër kjo nuk ka ndonjë peshë specifike për t’i kushtuar qoftë edhe ca radhë. Por thënë nga “kryetari” i reformës së vjetër dhe kryetari i reformës së re që po përgatitet të marrë jetë, merr një tjetër konotacion. Pa i hyrë këtu shtysave të njohura që detyrojne deputetin e PS të mbrojë Veliajn, edhe pse sicc thotë dhe vetë, nuk e njeh dosjen në thelb, do përpiqemi t’i japim të drejtë Xhafajt duke parashtruar disa fakte nga vendimi i gjykatës i palexuar ende nga juristi i shkuar.
Po, prokurori “nuk bind” kur thote qe ka nje mekanizem korrupsioni dhe pastrimi produktesh qe nis nga Erion Veliaj. “Nuk bind” sepse Xhafaj eshte mesuar te shohi dhe te deshifroje vetem korrupsionin 2.000 lekesh, te cilin shoferi i dehur ja le ne dore policit te varfer dhe ky i fundit e fut ne xhepin e shpuar. Ketu Xhafaj dorezohet. Korrupsioni eshte i provuar dhe keta “te pacipe” qe “turperojne” vendin dhe kombin, te kalben ne burg. Kuptohet qe femijet e tyre “nuk quhen”. Rendesi ka qe BE te kuptoje se luften kunder korrupsionit e kemi seriozisht.
Dhe Xhafaj ka te drejte te mendoje se prokurori “nuk bind”, kur per te menduar te kunderten do i duhet te lexoje per dreq vendimin prej 370 faqe, qe nje gjyqtar “i papune” ne kete fillimvit ka gjetur kohen te shkruaje.
Prokurori “nuk bind” kur thote qe me firmen e kryetarit te bashkise (bashkengjitur firmes gjithe praktika) i jepen nja 10.000.000 (vec ne nje rast) nuses se dajes se Ajola Xoxes. Kjo pastaj, leket e “zdromsave” te tiranes, ja jep dajes se Ajoles, nenes se Ajoles dhe ne fund dhe ca Ajoles vete. Po ketu Xhafaj ngec, se “nuk e di” akoma qe kur leket i mer Ajola i mer dhe burri i Ajoles. Tani, ky eshte ligji, ca t’i bejme ne. Por Xhafaj prap thote qe prokurori “nuk bind”.
Se pasi i jep kete 10.000.000 leke, Erion Veliaj i jep prap me firmen e tij nja 1.600.000 leke dajes se ajoles. Ky i mer dhe ja jep gruas se tij, nenes se ajoles dhe ajoles. Prokurori “nuk bind”. Ne fakt Xhafaj ka te drejte, kush njeri me mend ne koke bindet per kete? Por perseri prokurori “nuk bind” kur tregon provat se Erion Veliaj i jep me firmen e tij nja 5.000.000 leke te tjera nje organizate tjeter te Ajoles. Ketu Xhafaj ka akoma me shume te drejte. Gjithkush do pertonte te lexonte qindra faqe komunikime, jo me Xhafaj qe ka mbi koke gjithe punet e BE.
Dhe meqe te gjitha keto “nuk bindin”, se helbete nuk jane ndonje gje nja 17.000.000 per te tilla “koka” te kombit, atehere do bejme nje workshop me gjithe kryetaret e bashkive ne vend, me temen “si te pasuroheni pa “bindur” prokuroret qe po beni korrupsion”. Ne permbledhje, kryetareve do u thuhet: grate tuaja duhet te themelojne secila nga 3 OJF dhe 3 SHPK dhe nja 3 PERSONA FIZIKE. Kujdes per emrat nuk kane pse bejne. Te vendosin hallat e tyre, dajot, nuset e dajove, tezet, vjehrrat e ca u mban fisi. Pastaj te keto OJF kryetaret te kalojne leket e taksapaguesve me firmat e tyre. Pastaj keto OJF t’i kalojne leket te grate e kryetareve dhe oooppp… u kry. Kryetaret behen ca milionere. Per shpenzime xhepi, kuptohet. Kush do te thote plac me goje. Nese SPAK thyen hundet atehere te gjithe zyrtaret qe administrojne fonde legjitimohen te mbushin vendin me OjF.
Megjithate prokurori prap “nuk bind”. Se shkolla e vjeter e Xhafes kerkon qe kete skemen prokurori duhet ta kete te dokumentuar me biseda mes burrit e gruas, nje nate perpara zgjedhjes se te parit kryetar bashkie. Biseda e imagjinuar: shiko, une neser marr detyren, po te them dicka dhe nuk ta them me se do na kapi Spaku pastaj. Fillo krijo ojf, shpk, persona fizike e keshtu me radhe. Vendos emrat e dajes, nuses se dajes, kusherires, nenes e ca te tjereve dhe pastaj apliko ne bashki te une. Do t’i firmos une leket dhe keshtu do kemi ca miliona per shpenzime xhepi. Larg qofte qe kete bisede ta besh para cdo rizgjedhje. Nje here mjafton.
Por prokurori “nuk bind”. Ne fakt prokurori e dinte deri tani qe duhej te bindte gjykaten, keshtu thonin librat e shenjte, por tani i doli ne horizont dhe Xhafaj. Dhe Xhafaj duhet bindur, se ndryshe te merr lumi me gjithe Spak. Vec nje budalla mendon se Spaku nuk fshihet per 5 minuta kohe parlamentare. Dhe ky prokurori duket sikur ja ka qejfi kete derisa nuk ka menduar te binde dhe Xhafen ne gjithe kete mesele qe ka hapur.
Po nuk mbaron ketu, prokurori prap “nuk bind” kur tregon vilen qe ka Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Po pse te bindi, fundja c’eshte nje vile 2 kate me 500 m2 truall nen te? Hicgje. Ku bindet Xhafaj nese ne vile gjenden sende, dokumente, shenime per pagesa, dhoma gjumi, lodra, veshje e ku di ca tjeter, qe tregojne pronaret e vertete. Prokurori “nuk bind”, sepse i bie me mbare te gjitheve te binden se vila eshte e prinderve te gruas se kryetarit te bashkise sesa e ketij te fundit. Pse te “bindi” fundja.
Dhe prap prokurori “nuk bind” kur thote qe jo nje here, jo dy here, jo tre here, jo kater here, jo pese here, jo gjashte here, jo shtate here, jo tete here, por te pakten deri tani nente here (se ai dreq hetimi vazhdon) firmat qe merrnin leke dhe leje ndertimi nga kryetari i bashkise, jepnin ca “leke xhepi” si sponsorizime tek gruaja e kryetarit te bashkise. Te jete rastesi valle qe kjo pune te perseritet kaq here???? Po edhe mundet, derisa Xhafaj nuk bindet. Hall i madh per nder.
Dhe prap prokurori “nuk bind” as kur gjenden nja 115.000 euro ne kasaforte me ca prerje per qejf. Dhe “nuk bind” as kur ne banke gjenden dhe nja 860.000 euro te tjera qe vijne nga “bota e cudirave” te Lizes. Se fundja c’jane kaq pak leke ne kete lumin e madh qe rrjedh ne mes te qytetit dhe mer cdokend perpara?
Prokurori prap “nuk bind” kur i shket kemba doganave dhe percjellin ca cudira qe zor se gelltiten pa ndonje arke vere, dhe me perqindje te larte alkooli. 900.000 euro ne veshje, make up, kepuce e keshtu me radhe. Nje zbardhje do i kete mbuluar fytyren prokuroreve dhe hetuesve kur i kane pare keto blerje. Mbase atehere e kuptuan qe nuk dilnin dot me prej andej. Se dhe ata njerez jane, kushedi kane patur ndonje moment dobesie dhe kane thene po hajd, te mbyllim njerin sy apo te dy. Po te pergjigja e doganave do jene trashur komplet dhe do kene pare njeri tjetrin me syte pak te zgurdulluar. Nuk ka mundesi, do kene thene. “Kete mos ma bej” do i jene lutur me vete Ajoles. Po Ajola ja beri. Dhe problemi eshte se kur ta ben Ajola zere se ta ka bere dhe burri i saj. Se dhe kete Xhafaj nuk e di, apo e di? Se tani as kuptojme me gje. Qe kur shpenzon gruaja ne nje cift pa regjim martesor te ndare, shpenzon dhe burri. Apo jo z. Xhafaj? Si mendon ti? Duhet ta dinte apo jo Veliaj qe gruaja e tij e kishte bere Net a Porter si shtepine e saj te dyte? Nje “idiot” do mendoje qe po, por nje si Xhafaj do mendoje qe prokurori “nuk bind”. Se ne kete rast eshte me mjaft vend shprehja “c’me duhet mua se c’ben gruaja ime” ose ndryshe “c’me duhet mua se c’bej une”. Shfajesim kalorsiak por edhe “argumentativ”. Keta zyrtaret qe kane gra, se jo te gjithe kane kete fat, duhet t’u thone nxirrni parate ku i keni dhe shpenzojeni pa teklif, se del neser Xhafaj dhe thote qe “nuk bind” prokurori. Sepse nese prokurori “bind” do duhet te pranoje Xhafa qe keto leket “e vogla” nuk vijne nga rrogat e zyrtarit, por nga “fati i fillestarit”. Dhe ne kete rast ky “fat” ka vec nje burim, korrupsionin.
Dhe prokurori “nuk bind” as kur gjen qe djali i xhaxhait te Ajoles blen me propozim te tij 23.000 euro nje automjet qe ishte blere me pare 7.000 euro. Dhe keto eurot i fut cash ne banke per nenen e Ajoles, megjithese makinen ja shet dhe Ajola. Dhe pas nja gjashte muajsh e shet kete makine 11.000 euro. Dhe kur nis hetimi pas 2 vjetesh makina (nje benz i lodhur i 2010) shitet prap 23.000 euro. Pak si cirk duket apo jo? Dhe pastaj, po ky tipi i jep dhe nja 120.000 euro (qe i mbante ne jasteke) Ajoles dhe nenes per t’i blere token, ne nje kohe qe mer kredi te bute ne bashkine e burrit te Ajoles. Dhe meqe ra pollafi, ky tipi ka leke te ligjshem aq sa ka Xhafaj floke te pathinjur. Nje pyetje ne kete rast. Mos valle ketu bie pak ere parfumosje parash? Dmth pastrim parash? Mbase jo, mbase prokurori prap “nuk bind”.
Po tani u bene shume me duket. Dhe si te mos mjaftojne keto, ky tipi, Veliaj kete radhe, i keput dhe nje “muhabet” per qejf me hetuesit duke “i keshilluar” qe mos merren me te dhe gruan e tij. Ata do kene dashur ta pyesin: “me fal, me ke te merremi keto dite deri ne fund te mandatit, mund te na e thuash?”. Po pastaj do jene “frikesuar” dhe jane ndalur. Per vete ne fillim, pastaj per deshmitaret. Se kur ky tipi eshte aq trim sa i shkruan serbes atyre (se nje te mire e ka, i le gjerat e shkruara), mbase deshmitaret do na i haje me gjithe pupla, do kene menduar hetuesit e gjore. Pa folur ketu per celularet qe “dhurohen” si per shen valentin. Dhe prap prokurori “nuk bind”.
Ne fakt, tani qe po e mendoj pak me thelle, keta prokuroret me shume se “nuk bindin” me ngjan se “nuk u binden”. “nuk u binden” te ndaleshin atehere kur duhet (se tani dhe te duan i marrin te keqen). “Nuk u binden” te merreshin me korrupsionin qe arrin te kuptoje Xhafaj, ate te policeve dhe hajduteve te vegjel te qeverise. C’dreqin duan dhe zberthejne skema qe Xhafajt i duhet mund e djerse per t’i lexuar e kuptuar. Apo i kupton dhe ben sikur nuk i kupton dhe “nuk bindet” se “ashtu eshte nje pune”? Hall i madh per nder, hall qe te thinj shpejt dhe te detyron te blesh boje me shumice qe te fshehesh ate qe nuk e fsheh dot per shume gjate. Plakjen, jo prej moshes (ajo mire se te vije) por prej kalbjes brenda./ CNA.al

