Kumbaro: “Bujtina Lile”, shembull kuptimplotë i rijetëzimit të zonave rurale

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë te “Bujtina Lile” në Katundishtë të Këlcyrës.

Kumbaro theksoi se, kjo bujtinë është ndërtuar pas rikthimit të të zotëve nga emigracioni – dhe sot përfaqëson një tjetër shëmbull kuptimplotë të rijetëzimit të zonave rurale përmes turizmit familjar.

Kumbaro gjithashtu u shpreh se fshati Katundishtë është rizgjuar nga aromat e lakrorit që përgatit Vjollca, rakisë së Metit, që gjallërojnë me humor bisedat e grupeve të vizitorëve, të cilët vijnë për të eksploruar Luginën e Vjosës, Kalanë Ilire, krahinën e Dëshnicës dhe gjithë peizazhet fantastike që rrethojnë Kelcyrën.