“Harabeli” i Ajolës, “bashkëpunëtori” i preferuar i Autoritetit të Dosjeve të gruas së ndërtuesit Gentian Sulës
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, duket se i kishte kapur mirë fijet për të mbuluar jo vetëm aktivitetet që kishin lidhje me artin, por edhe me viktimat e komunizmit.
Rezulton se bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës është paguar edhe nga qeveria, konkretisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për organizimin dhe kurimin e aktiviteteve jo të pakta që ata organizonin.
Një gjë e tillë faktohet nga organizimi i aktivitetit “Dita Muze/Memorial Tepelenë”, ku ish-Kampi i internimit në Tepelenë po shndërrohej në një skenë nderimi për të martirizuarit e diktaturës, pasi ai ishte përzgjedhur nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, dhe pikërisht me 23 gusht në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare të jetë Dita Muze-Memorial Tepelenë”.
Konkretisht bëhet fjalë për një aktivitet të mbajtur më 23 gusht 2018, ditën kur Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, “në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës, HARABEL dhe MEMO, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, me mbështetjen e PNUD Shqipëri, Qeverisë së Italisë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE, në kuadër të memories organizoi Ditën Muze/Memorial Tepelenë”, njoftonte në atë kohë institucioni i drejtuar nga Gentiana Sula.
Po ashtu, një bashkëpunim i madh është zbuluar edhe në vitin 2019 po me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ky i fundit ka kërkuar ndihmën e “Harabelit” të Ajolës për një sërë aktivitetesh.
Kujtojmë se kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ëhstë Gentiana Sula, bashkëshortja e ndërtuesit Gentian Sula, i cili është marrë nën akuzë nga SPAK për lidhje korruptive me Veliajn.
