Të shtëna jashtë metrosë në Bruksel, ndërron jetë një 19-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 23:36
Një 19-vjeçar ka mbetur viktimë pas të shtënave me armë në Anderlecht, një periferi e Brukselit jashtë stacionit të metrosë Clémenceau.
Ky është një tjetër rast i të shtënave pranë të njëjtit stacion.
Një episod i ngjashëm u raportua javën e kaluar, i cili ishte rezultat i përplasjes së bandave të drogës.
Sipas shtypit vendas, edhe në këtë rast dyshohet se mund të jetë një luftë mes bandave për kontrollin e zonave të tregtimit të drogës.

