E rëndë në Austri/ 23-vjeçari lëndon 4 persona dhe...! Dëshmitarët: Ishte si një film...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Austri. Një 23-vjeçar ka goditur me thikë 5 persona teksa ishin duke kaluar rrugën, dhe si pasojë ka humbur jetën një i mitur që ndodhej mes tyre.
Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në jug të Austrisë, ku në rrethana ende të paqarta agresori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar drejt kalimtarëve. 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa i mituri 14-vjeçar ka ndërruar jetë.
Sipas zëdhënësit të policisë Rainer Dionisio, dyshohet se autori ka patur bashkëpunëtor në krim, por kjo gjë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Dëshmitarët nga vendngjarja kanë treguar përjetimet e momenteve të tmerrshme, teksa e kanë cilësuar rastin si një film horror.
"Ishte si një film horror. Gjithçka ndodhi në një çast," tha një kalimtar që ishte dëshmitar i sulmit.
"Atmosfera në qytet është shqetësuese", thanë disa dëshmitarë të tjerë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë raportohet se dy helikopterë policie po monitorojnë zonën për të bërë të mundur zbulimin e ndonjë personi tjetër të përfshirë në krim. Ndërrsa kordonë të mëdhenj sigurie janë vendosur edhe në zonën e qendrës së qytetit.
