Të shtëna me armë në një furrë buke në Milano, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 21:22
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas gazetës Il Giorno, ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Piazzale Gambara, ndërsa i plagosuri mendohet se është një 26-vjeçar ukrainas dhe viktima mund të jetë bashkëkombës i tij.
Mesa duket ka qenë një ekzekutim gjakftohtë, por ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit. Vrasësi është në arrati dhe po kërkohet nga forcat e rendit.