Kim Jong-un urdhëron që ndeshjet e Tottenham të mos transmetohen në Korenë e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 20:21
26 milionë banorët e Koresë së Veriut nuk do të kenë më shansin të shikojnë ndeshjet e Totenhemit, pasi në ekipin londinez aktivizohet koreano-jugori Son Heung-min.
Në Korenë e Veriut nuk transmetohen edhe takimet e Wolverhamptonit dhe Brentfordit, pasi aktivizohen respektivisht Hwang Hee-chan dhe Kim Ji-soo.
Takimet e Premier League transmetohet në Korenë e Veriut nga televizoni shtetëror “KCTV”, katër muaj pasi ato luhen. Pra tani në Korenë e Veriut transmetohen takime të zhvilluara katër muaj më parë.
