FOTO-LAJMI/ Kurorëzohen në Harbin Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 16:59
Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike u mbyllën të premten në mbrëmje në qytetin Harbin të Kinës Verilindore.
Me 32 medalje ari, 27 argjendi e 26 bronzi, delegacioni i Kinës u rendit i pari në tabelën e medaljeve, i ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japonia.

Në Lojërat e hapura më 7 shkurt, morën pjesë mbi 1200 sportistë nga 34 vende e rajone të botës, duke shënuar edicionin më të madh në historinë e këtij mitingu sportiv aziatik.

Kjo është hera e dytë që qyteti Harbin mbajti Lojërat Dimërore Aziatike pas 29 vitesh.

Në vitin 2007, Kina zhvilloi edhe edicionin e gjashtë të kësaj ngjarjeje në qytetin verior Changchun.

Edicioni i ardhshëm i Lojërave Dimërore Aziatike do të mbahen në vitin 2029 në Trojena të Arabisë Saudite, hera e parë në Azi Perëndimore.
