Bosi i klanit të rrezikshëm: Më detyruan shqiptarët të shes ...

Sammy Miri, bosi i klanit të rrezikshëm Miri, ka dalë në gjyq në Gjermani. Miri mbërriti në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Atij i ishin vendosur kufje dhe sytë i ishin mbuluar.

Ndërkohë, Miri, 38 vjeç, shoqërohej nga forca të shumta të policisë speciale dhe mjete të blinduara.

Ai akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha droge.

Bosi i klanit të rrezikshëm: Më detyruan shqiptarët të

Gjatë gjyqit, ai pranoi se ka shitur kokainë, por tha se e ka bërë pas presioneve që i kishte bërë një bandë shqiptarësh. Miri tha se shqiptarët i kishin kërkuar që të paguante borxhin e vëllait të tij.

Për të shlyer këtë borxh, shqiptarët i kishin propozuar që të blinte kokainë prej tyre dhe ta shiste. Përfitimet do shkonin për bandën e shqiptarëve.

Vëllai i Mirit është dënuar me 14 vite burg, ndërsa edhe Miri rrezikon një dënim të gjatë. Vendimi për të prittet të jepet në mars të këtij viti.