Tradhtia ndaj SPAK-ut, Logu: Ajo që ndodhi me militantët e Veliajt ishte grusht shteti. Dikush nga Policia e Ministria duhej të ishte larguar sot
Avokati dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, nga studioja e lajmeve në “Ora News” e cilësoi grusht shteti braktisjen e mbrojtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm nga ana e policisë ditën që po gjykohej kryetari hajdut i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Logu u shpreh pas asaj që ndodhi para dyerve të SPAK-ut, ku administrata e Bashkisë u mblodh në një tubim të paligjshëm ndërsa policia e shtetit nuk bërë asnjë përpjekje për t’i larguar ata.
“Dikush duhej të mbante sot përgjegjësi penale, ligjore dhe morale dhe duhej të ishte shkarkuar nga detyra menjëherë, si në POlicinë e Shtetit, ashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Po ashtu, kemi të bëjmë me nxjerrje me forcë në tubim të paligjshëm të punonjësve nga ana e drejtorëve të Bashkisë.
Ne e kemi parë Policinë e Shtetit për të bërë reprezalje ndaj qytetarëve, por jo aty ku duhej të ishte në mbrojtje të jetës dhe integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ajo që ndodhi ishte dëshmi e qartë se sot kemi një polici politike të shtetit”, u shpreh ndër të tjera avokati Marash Logu.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN MARASH LOGU

