Ulliri: Përderisa Veliaj është nën hetim dhe i arrestuar, s'ka vend për show politik nga persona që paguhen prej tij
Deputetja e PD-së, Andia Ulliri në një intervistë në Ora News u shpreh se përderisa Veliaj është arrestuar dhe marrë nën hetim, nuk lë vend për shoë politik ku mblidhen mbështetës të paguar prej Veliajt.
Ulliri: Për ne arrestimi i Veliajt është një indikator se si në vendin tonë po shikojmë që korrupsioni ka arritur në të gjitha nivelet, sidomos nga zyrtarët socialistë që sot gëzojnë shumë pushtet dhe mesa duket këtë pushtet po e përdorin vetëm për interesa personale.
PD ka vite që e denoncon veprimtarinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës sepse ka patur gjithmonë indikatorë dhe faktorë që kanë treguar se ky po e keqpërdor pushtetin që kishte në favor të vetes së tij.
Ne sot kemi arsye të besojmë se mund të kishte edhe akuza të tjera për të cilin Veliaj duhej të ishin marrë në hetim.
Besoj se drejtësia të paktën po shërben sot për të vënë pak pushtetarët përballë ligjit dhe për ti treguar se nuk janë të paprekshëm.
Sot të gjithë shqiptarët i kanë sytë tek SPAK.
Sot përderisa Veliaj është marrë nën hetim dhe është arrestuar nuk mendoj se na lë vend për të bërë një show politik ku mblidhen mbështetësit ku shumica prej tyre kanë qenë të paguar nga Veliaj.
Nëse mundem do të kisha një qortim për figurat publike të cilët po keqpërdorin dhe po përcjellin një mesazh të gabuar tek qytetarët në lidhje me mbështetjen e një personi që ata e quajnë të drejtë dhe se e drejta do dali në dritë, e drejta ka dalë në dritë.
Ato akuza janë komunikuar, ai person është sot në arrest.
