Vullnet Sinaj rekurs në GJL për pushimin e dosjes ndaj Bledion Nallbatit

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj duket se ka vendosur ti shkojë deri në fund betejes me drejtësinë në lidhje me sherrin që kishte me kolegun e tij opozitar Bledian Nallbati.

Pasi dy shkallet e gjyqsorit i pushon procedimin nr 230 që kishtë të bëntë me vepren penale goditje për shkak të detyrës, Sinaj ka bërë rekurs në gjykatën e lartë.

Deputeti Socialist kundërshton dy vendimet për pushimin e dosjës ndaj Nallbatit që sipas tij e ka goditur me grusht më datën 30 tetor 2023, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.

Deputeti Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.

Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike.

Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.