Konferenca e Sigurisë në Munih, Osmani takohet me presidenten e re të Zvicrës: Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë për të thelluar më tej partneritetin tonë për të mirën e të popujve tanë!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë sot në Konferencën e Mynihut. Para nisjes së kësa konference, Osmani është takuar presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Osmani në një postim në "Facebook" shkuan se Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës.
Ajo thekson se Zvicra luan një rol thelbësor për emigrantët e Kosovës dhe në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Presidentja shtoi se Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me Keller-Sutter për të thelluar edhe më tej partneritetin në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve.
“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar sot në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në (MSC), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.
Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përveç takimeve bilaterale, presidentja do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës. Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.
