EMËR+FOTO/ Aksidenti në Greqi, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar.

Bëhet e ditur se në aksident humbi jetën 32-vjeçari Kosta Cerriku, ndërsa i plagosur mbeti një 26-vjeçar, kunati i vikitmës.

Mediat greke bëjnë me dije se Cerriku u dërgua menjëherë në Spitalin e Messolongit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Gjithashtu automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga, dhe u përplas me një mur. ndërkohë rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Kosta jetonte në Agrinio dhe punonte në një servis makinash. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar.