Zejnaj: Votat e diasporës do të përcaktojnë dhe fatin e qeverisë së re
Në Kosovë procesi zgjedhor i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk është përmbyllur akoma teksa debati politik dhe ethet e krijimit të qeverisë së re nga ana e LVV-së së Albin Kurtit me apo pa koalicion.
Për të kuptuar më shumë mbi situatën politike në Kosovë, i ftuar në një intervistë për “Ora News” ishte politologu Argjend Zejnaj.
“Fushata elektorale nisi e polarizuar dhe me kalimin e kohës ajo u bë monologe nga ana e Albin Kurti, i cili nisi t’i etiketonte kundërshtarët si hajvanë.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë ndodh që nuk kemi ende një rezultat elektronik të këtyre zgjedhjeve, pasi pati një rënie të sistemit online të KQZ-së.
Këtu kualifikohet si një incident i rëndë dhe ka dyshime të forta për ndërhyrje në procesin zgjedhor.
Deklarata e Albin Kurtit ndaj komisionerëve në mesnatë ndërsa dy televizionet që mbështesnin Kurtin e mbanin rezultatin 55 % në favor të LVV-së, ndërsa shifrat treguan rezultat tjetër.
Tashmë janë në ethe për të parë se si do të dalin votat e diasporës, se nëse do të marrë opozita deri në 70 mijë voa, atëherë do të ketë ndikim mpasi bëhet fjalë për 5 deputetë, nëse do ketë 50 mijë atëherë asgjë nuk ndryshon”, theksoi Zejnaj.
NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË ARGJEND ZEJNAJ NË “ORA NEWS”

